
Po kërkoni një punë të mirë sfiduese me të ardhme premtuese në Gjermani?
Do të donit të gjenit një punësim afatgjatë pranë një spitali të njohur gjerman?
A keni një kualifikim në fushën e infermierisë dhe të kujdesit shëndetësor dhe e keni kryer tashmë praktikën fillestare, p.sh. përmes praktikave ose punëve studentore?
A keni njohuri të mira të gjuhës gjermane ose dëshirën dhe motivimin e duhur për ta mësuar atë?
A i keni për zemër njerëzit dhe mirëqenien e tyre dhe një punë në sektorin e shëndetësisë do t’ua përmbushte këtë pasion?
Atëherë apm medical është partneri i duhur për ju. Në përputhje me njohuritë, kualifikimet dhe interesat tuaja, është detyra jonë që t’ju lidhim sa më parë me punëdhënës të njohur në Gjermani.
Detyrat e pozicionit të infermierit – Ja se çfarë pritet prej jush
Përshkrimi i punës së infermierëve përfshin shoqërimin dhe kujdesin ndaj pacientëve. Do të planifikoni, do të praktikoni dhe do të dokumentoni proceset e infermierisë duke u këshilluar me mjekët dhe terapistët përkatës. Në radhë të parë do të mbështesni pacientët gjatë sfidave të përditshme me të cilat përballen në kuadër të kujdesit bazë dhe do të monitoroni gjendjen e tyre të përgjithshme shëndetësore. Sipas kualifikimit (p.sh. në fushën e kirurgjisë, anestezisë etj.) do t’i asistoni mjekët kurues edhe në masat mjekësore që duhen marrë ose do të koordinoni planin terapeutik të pacientëve. Do të jeni gjithashtu pika kontakti për personelin mjekësor dhe të afërmit e pacientëve.
Shanset tuaja për një punë fitimprurëse në fushën e infermierisë
Në bazë të ndryshimeve të vazhdueshme demografike, parashikohet se numri i personave që do të kenë nevojë për asistencë shëndetësore afatgjatë në Gjermani do të rritet me 50% në 30 vitet e ardhshme. Duke qenë se aktualisht në Gjermani kërkesa për staf të kualifikuar infermierësh është në rritje, mund të jeni të sigurt se me kualifikimin e duhur dhe një mbështetje të mirë në çështjet zyrtare, do të keni një punësim afatgjatë në Gjermani, siç e ofrojmë ne.

Kushtet më të mira me apm medical – Çfarë ju ofrojmë
Për të punuar në fushën e infermierisë në Gjermani, njohja e diplomës së marrë në vendin tuaj është thelbësore. Ne do t’ju përgatisim për procedurën e njohjes së diplomës si dhe do t’ju mbështesim gjatë gjithë procesit. Kriteri bazë për të punuar në fushën e infermierisë në Gjermani është niveli B2 i njohurive të gjuhës, sipas Kuadrit Evropian të Referencës për Gjuhët. Kursi i gjuhës për marrjen e kualifikimeve të nevojshme gjuhësore do të paguhet paraprakisht nga ju dhe pas përfundimit me sukses (niveli B2) do t’ju rimbursohet nga ne. Ne marrim përsipër gjithashtu t’ju mbulojmë tarifat e vizës dhe shpenzimet e fluturimit për në Gjermani, Ne do t’ju ndihmojmë me gjetjen e një spitali gjerman si dhe gjatë fillimeve tuaja në Gjermani.
APPLICATION FORM
Jeni të interesuar për një punë në Gjermani? Ju lutemi, plotësoni këtë formular të shkurtër. Më pas do të merrni menjëherë një email me një formular të detajuar aplikimi. Nëse na e keni dërguar me email, do t’ju kontaktojmë menjëherë.